Cool

Videoja që po bën xhiron e botës, veturat kthehen në të majtë dhe befas “zhduken”

08/13/2019 11:18
nga:Natyra

Mijëra persona që kanë pasur rastin ta shohin një video të pazakontë në Twitter ku shihen se si shumë vetura “zhduken” në mur, kanë mbetur të habitur.

Përdoruesit e Twitter kanë mbetur të shtangur në një video të ngarkuar së fundmi në rrjetin social.

Videoja e shpërndarë nga gazetari austriak dhe, njëherit edhe prezantues i ORF, Armin Wolf, i cili ka pranuar se nuk e kishte kuptuar për çfarë bëhet fjalë, transmeton lajmi.net.

Videoja po konsiderohet si iluzion optik, në të cilën motoçikletat dhe vetura kthehen në anën e djathtë të rrugës.

Ndiqeni edhe vetë për ta kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.