Geek

Videoja që duhet të shërbejë si mësim për të gjithë ata që futen me makinë në dritë të kuqe

08/27/2020 15:21
nga:N S

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali ‘Viral Hog’ në Youtube, e cila tregon se çfarë ndodh në rast se një shofer futet në dritë të kuqe, po shërben si formë vetëdijësimi për shoferët e tjerë.

Sikurse tregon kamera e sigurisë së makinës përkatëse, mosrespektimi i semaforëve shpeshherë mund të çojë në aksidente, të cilat shipen edhe deri në fatalitet, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e mosrespektimit të dritës së kuqe, shoferi pëson aksident me një makinë tjetër. Komentuesit e videos kanë bërë me dije se asnjëri nga ngasësit e makinës nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndiqini pamjet e mëposhtme për të kuptuar se çfarë ndodh në rast të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.