Showtime

Video ku Tuna dhe Patrisi po bëjnë muzikë bashkë

01/12/2019 11:24
nga:L I

Ka disa muaj që Tuna i është rikthyer sërish muzikës pas një pauze afro dy vjeçare, shkruan GazetaBlic.

“Chonga” dhe “Maria” janë dy nga projektet me të cilat ajo u rikthye e që rezultuan mjaft të suksesshme.

Në Instagram, ajo ka publikuar dy video teksa shihet nën shoqërinë e Ardit Stafa dhe bashkëshortit të saj, Patrisit.

Video këto në të cilat Tuna shihet duke kënduar, teksa bashkëshorti po i bie ‘tarabukës’, ndërsa Astriti po i shoqëron me piano.

Ndërsa në një postim ajo ka publikuar një fotografi të kompozitorit Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do sjellë dhe projektin e ri./GazetaBlic