Sporti

Vidal me letër emocionuese pas largimit nga Barcelona: Gjithmonë do të jeni në zemrën time

09/21/2020 17:33
nga:Lorik J

Arturo Vidal është lojtari më i ri i Interit.

Pasi udhëtoi në Milano të dielën në mbrëmje, Vidal shkoi në selinë e Interit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, përcjell GazetaBlic Sport.

Vidal ka shkruar një letër emocionuese pas largimit nga Barcelona, ku ka falënderuar të gjithë me të cilët ka punuar.

“Sot i them lamtumirë të gjithëve në FC Barcelona, pasi shijova dy vite të mrekullueshme në këtë klub të shkëlqyeshëm. Jam shumë krenar që kam veshur këtë fanellë dhe që kam luajtur me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe njerëz shumë të mirë. Dua të falënderoj familjen time, shokët e ekipit, trajnerët, mjekët, stafin dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që gjithmonë më dhanë shumë dashuri. Sot filloj një etapë të re në jetën time – por ju do të jeni gjithmonë në zemrën time. Shihemi së shpejti, dhe si gjithmonë Visca Barça”, shkroi Vidal.

/GazetaBlic Sport/