Sporti

Vida në radarin e skuadrës së madhe evropiane

07/14/2018 09:36
nga:Lorik J

Domagoj Vida ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të kombëtares kroate në Kupën e Botës, Rusia 2018.

Së bashku me Dejan Lovren kanë formuar një tandem të jashtëzakonshëm në qendër të mbrojtjes, e performanca e tij ka rënë në sy të klubeve më të mëdha evropiane, e njëra prej tyre është në “pole-position”, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për fituesin e 18-fishtë anglez, Liverpoolin, që tashmë sipas tabloidit ‘Fanatik’ ka bërë ofertën prej 16 milionë funtave, por që pritet të refuzohet nga turqit e Beshiktashit pasi sipas tyre çmimi i 29 vjeçarit sillet diku afër 31 milionë funtave.

Ajo që ndoshta është e sigurt, Demagoj Vida, do të ndërrojë ambient pas përfundimit të Kupës së Botës.

/GazetaBlic/

07/18/2018 21:19

Nuk ka ku të shkojë më keq për Kariusin, nuk starton as në miqësore