Cool

Vetura më e shtrenjtë në botë, po shitet 18 milionë euro

08/15/2019 12:58
nga:Natyra

Bugatti ka krijuar dhe ka shitur veturën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro.

“La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

“Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

Përveç kësaj, ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizajnuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.

Çmimi nga vetë Bugati është 11 milionë euro. Të tjerat shtohen për shkak të taksave. Mund të arrijë 100 km/orë për 2.5 sekonda, dhe ka shpejtësi maksimale prej 420 km/orë.

Motori është 8 litërsh, (8000 cc), me 16 cilindra, quad-turbo. Ky motor i jep 1500 kuaj fuqi. Makina ka trup me fibra karboni, tepër të lehtë. Type 57 Atlantic Coupe njihet dhe me nofkën Batmobile. /tch