Lajme

Vetura godet një këmbësor në Klinë, dërgohet në Spitalin e Pejës

03/10/2024 21:01
nga:G B

Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Zajm të Klinës rreth orës 18:00, pasi një veturë e goditi atë .

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, por për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Policia është njoftuar se në fshatin Zajm përballë marketit ‘Nora’, një automjet e ka goditur një këmbësor. Viktima menjëherë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.