Lajme

Vetëvendosjes i dalin “jashtë kontrollit” asamblistët, e votojnë kryesuesen e PDK-së në Prizren

12/23/2021 15:33
nga:N M

Shqipe Shatri dhe Nazife Kokollari, që të dyja asambliste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kanë votuar kundër vendimit të partisë Lëvizjes Vetëvendosje, duke e mundësuar zgjedhjen e kryesueses në Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së Antigona Bytyqi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic.

Përveç këtyre asamblisteve të VV-së, votën për e ka dhënë edhe asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren Kujtesa Shatri, e për të cilën LDK-ja ka vendosur ta përjashtoj nga partia.

Ngjashëm sikurse në rastin e asamblistes nga LDK, Kujtesa Shatri, edhe Shqipe Shatri mësohet se e ka burrin ushtrues të detyrës së drejtorit në një shkollë fillore në Komunën e Prizrenit, më saktësisht në fshatin Krajk.

Gazeta Blic ka provuar të flas me këto dy asambliste por kontakti ka qenë i pamundur.

E mundësoi zgjedhjen e kryesueses së PDK-së, LDK në Prizren përjashton nga partia asamblistën e saj