Lajme

Vetëvendosjen apo LDK-në! Kë do të mbështes PDK në Gjilan?

11/06/2017 11:01
nga:A K

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Zenun Pajaziti në një prononcim për Gazeta Blic ka bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjërën nga partitë që kanë shkuar në balotazh.

Pajaziti tha për Gazeta Blic se një vendim  i tillë ende nuk është marrë dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë takim për të folur lidhur me këtë çështje.

”Jo për besë nuk kemi vendosur. Nuk kemi pasur asnjë takim”, tha ai.

Kandidati i PDK-së bëri të ditur se së shpejti do të takohen partia dhe do të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

”Ende nuk kemi zhvilluar asnjë takim, këto ditë do të takohemi si parti dhe do të vendosim”. përfundoi ai.

Ndryshe në garën për të parin e Gjilanit, në balotazh do të përballen Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zenun Pajaziti i PDK-së, në zgjedhjet e 22 tetorit mori  18,02% të votave duke e radhitur PDK-në si partinë e tretë në këtë komunë./GazetaBlic/

11/20/2017 18:08

Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën