Lajme

Të premten finalizohet kallëzimi penal për vendimin e Qeverisë për rritje pagash

06/26/2018 13:08
nga:A. R.

Vetëvendosje deri  në fund të javës do ta finalizojë kallëzimin penal që do ta bëjë  ndaj vendimit të qeverisë Haradinaj, që të këtë rritje pagash për zyrtarët qeveritarë. Kështu theksoi për “Gazeta Blic”, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“Besoj deri në fund të javës do t’i kemi të finalizuara, pra jemi duke punuar në to. Ne momentin që do të deponohen kallëzimet, do të ju njoftojmë”, është shpehur Haxhiu.

Ndryshe, vendimin që të ketë rritje pagash për kabinetin qeveritar, kryeministri Ramush Haradinaj e mori në dhjetor të vitit të kaluar.

Por, ky vendim i kryeministrit ishte pezulluar për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konstatuar se në këtë vendim nuk ka asnjë shkelje të kushtetutës.

Ky vendim, ia siguron kryeministrit Haradinaj që të marrë pagën 2.950 euro, dyfishin e asaj që ka marrë më parë.

Kundër këtij vendimi, ditë më parë ka dalë edhe ministri i Qeverisë Haradinaj, Bedri Hamza, i cili ka refuzuar që ta marrë pagën me rritje.

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë Haradinaj ka reaguar edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostalova, ajo ditë më parë ka thënë  se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovë duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat./GazetaBlic./

 

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje