Lajme

Vetëvendosje përkrahë AAK-në

07/12/2018 19:11
nga:Gazeta Blic

Vetëvendosje ka vendosur që t’a përkrahë nismën e AAK-së, që liberalizimi i vizave të vihet përpara dialogut me Serbinë.

Kështu ka thënë për “Gazeta Blic”, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Nagavci thotë se VV e mbështet nisëm e AAK, por, i duket absurd, arsyetimi se duhet të pritet për liberalizim.

“Ne si Vetëvendosje e kemi shprehur qëndrimin tonë për dialogun dhe ne jemi kundër që këto biseda të vazhdojnë të mbahen në këtë mënyrë, mes presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë. Ajo çka është e rëndësishme është se duhet të ketë një vlerësim se si ka shkuar procesi i dialogut gjatë gjithë këtyre viteve, pra ne e mbështesim kërkesën për ndërprerje të dialogut, por, arsyetimi i cili është dhënë në të dyja rastet është krejtësisht absurd, ne nuk mund të kërkojmë apo insistojmë vetëm që të presim liberalizimin e vizave”, ka deklaruar ajo për Gazeta Blic.

Deputetja e Vetëvendosjes, kërkoi që për procesin e dialogut Kosovë- Serbi të ketë konsensus të përgjithshëm.

“Ne mendoj pra që i gjithë ky proces duhet të vlerësohet të ketë një konsensus të përgjithshëm shoqërorë ku ne vendosim për rrugën përpara”, tha ajo.

 

Deputetja e VV: Arbërie Nagavci

“Gazeta Blic”, gjatë ditës së sotme ka raportuar se Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka proceduar në Kryesi, rezolutën për ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa të ndodh liberalizimi i vizave.

E Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk beson që ndonjë deputet do t’i thotë jo kësaj projekt-rezolute.

“Është e ditur dhe e njohur tashmë që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave dhe grupi jonë parlamentar kërkon që të mos vazhdohet dialogu deri në liberalizim”, ka thënë ajo.

Ekskluzive: AAK procedon në Kryesi rezolutën për ndërprerjen e dialogut!

 

11/11/2018 21:07

LDK nuk hedh poshtë mundësinë e organizimit të protestave kundër Thaçit, por ja kur do ta bëjnë