Lajme

Vetëvendosje përkrah propozimin e Vjosa Osmanit për formimin e një qeverie tranzitore!

06/02/2020 17:49
nga:N.K

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkrahur idenë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, për një qeveri tranzitor, shkruan GazetaBlic.

Haxhiu për GazetaBlic thotë se një qeveri e përkohshme, me kabinet teknik, do të ishte më e pranueshme deri ne zgjdhje të reja, se sa vendimi antikushtetues i Gjykatës Kushtetuese sipas Haxhiut.

“Në vend të zbatimit të dekretit dhe aktgjykimit antikushtetues, një figurë me vlera kombëtare dhe një kabinet me ministra teknikë për një qeveri të përkohshme, sigurisht se do të ishte më e pranueshme për të na dërguar drejt zgjedhjeve të reja”.

Lëvizja Vetëvendosje më parë kishte kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi për një qeveri gjithëpërfshirëse, derisa nuk negocionin për mënyra të tjera të qeverisjes, VV-ja donte vetëm zgjedhje të reja.

Me këtë ide ka dalë edhe sot ekskluzivisht për Gazetën Blic, e para e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se mënyra e cila do ti parandalonte përplasjet e mëdha mes partive, do të ishte krijimi i një qeverie tranzitore për 6-9 muaj.

“Mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”, ka thënë Osmani për GazetaBlic.

Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Idenë e Osmanit e ka parë të parealizueshme, analisti politik, Arton Demhasaj.

Ai për Gazetën Blic, ka thënë se qëndrimet e ndryshme të partive, do ta pamundësonin një proces të tillë.

“Mundet me qenë e mundshme nëse grupet politike janë dakord. Nëse flasim për idenë që Kosova ka me u kthy në procesin e dialogut, kishë qenë më mirë për Kosovën të kishe pasë një qeveri gjithëpërfshirëse. Personalisht e shoh të parealizueshme një gjë të tillë pasi ka mendime të ndryshme të partive politike dhe kjo vështirë se mund të ndodhë”.

Osmani ekskluzivisht për Blic: Zgjedhjet e reja sjellin legjitimitet – Vetëm një qeveri unifikuese tranzitore do të parandalonte përplasjet e mëdha politike

Sa është e mundshme ideja e Vjosa Osmanit për qeveri tranzitore?! Flet analisti politik!

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?