Lajme

Vetëvendosje: Pa drejtësi e siguri nuk mund të ketë zhvillim e punësim

04/22/2019 07:03
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me fushatën “Kundër PANhajnisë”.

Këtë të diel, VV, takoi qytetarët e Ferizajt.

U tha se, Qeverisja e re do të bëjë investime që gjenerojnë vende të reja pune, por jo në asfalt që mbetet i zbrazur.

“Këta politikanë që mbyllin perspektivën për qytetarë nuk mund të hapin vende të reja të punës. Këta investimin dhe investitorin së pari e shohin si përqindje pastaj si investim.

PANqeveria që ndjek prokurorin nga shteti nuk mund të sigurojë investime për vendin. Pa drejtësi e siguri nuk mund të ketë zhvillim e punësim.

Andaj, me qeverisjen e re, siguria e ligji, zhvillimi e barazia do të jetë rruga e vetme për ta nxjerrë Republikën nga kjo ngrehinë.

Sot, në Ferizaj, qytetarët e bashkuar treguan se Kosova po ndryshon, një herë si vendosmëri, sikur sot, pastaj edhe në protestë e zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin e VV-së.

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror