Lajme

Vetëvendosje me një përgjigje të papritur për moicionin e paralajmëruar nga Lutfi Haziri

12/02/2017 18:31
nga:D.I

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar ftesën e Lutfi Hazirit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Pantina ka thënë se si grup parlamentar Vetëvendosje nuk ka diskutuar ende për këtë çështje.

“Çështjen e mocionit nuk e kemi diskutuar në grup parlamentar”, ka thënë ajo.

Ajo më tej ka thënë se nuk e ka dëgjuar deklarimin e Hazirit, por VV nuk merr vendim për një mocion bazuar në thirrjen e individëve jashtë Vetëvendosjes.

Sipas saj Vetëvendosje nuk ngrit një mocion mosbesimi pa i analizuar mirë punët e qeverisë.

“Nuk e kam dëgjuar këtë deklarim të zotëri Hazirit edhe pse vendimin për një mocion eventual Lëvizja Vetëvendosje nuk e merr mbi thirrje apo deklarime të individëve në veçanti njerëzve jashtë Vetëvendosjes, pa i analizuar veprimet e qeverisë dhe rrethanat shoqërore”, ka deklaruar ajo, raporton Gazeta Blic.

Pantina tutje tha se partia e saj për momentin është duke u përballur me një varg sfidash, andaj ende nuk ka pasur kohë të diskutoj për çështjen e mocionit.

“Momentalisht ne jemi duke u përballë me një varg sfidash e problemesh që pushteti na i ka shkaktuar si arrestimi i deputetëve dhe dënimin e padrejtë të aktivistëve tonë të cilët janë krejtësisht të pafajshëm”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një debat televiziv tha se pas 100 ditëshit të qeverisjes Haradinaj, opozita do të ngris mocion për rrëzimin e kësaj qeverie.

Haziri në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të përkrahin LDK-në në këtë aspekt dhe të rrezohet Qeveria Haradinaj.

/GazetaBlic

Shqipe Pantina, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së.

12/10/2017 21:13

Rrjedhje të reja në Vetëvendosje: Ja çka i kërkojnë tash, Pikat e VV-së Visar Ymerit