Lajme

Vetëvendosje në Skenderaj veç me një kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës

01/13/2021 20:51
nga:F K

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Skenderaj, ka vendosur për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Siç merr vesh GazetaBlic, VV në këtë komunë do garojë vetëm me një kandidat.

“Hysni Mehani ka marrë mbështetjen e qendrës për të garuar në këto zgjedhje”, kanë bërë të ditura burime të GazetaBlic.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë ka vendosur të mos e kandidoj asnjë nga anëtarët e kësaj dege për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri tek ky vendim, siç mëson GazetaBlic, ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta që ka shënuar kjo parti në zgjedhjet paraprake.

Për dallim nga kjo parti, ajo e PDK-së pritet të garojë me 10 kandidatë.

Mergimi Lushtak, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Fadil Beka, Fadil Nura, Agim Dervishi, Isa Hajdari dhe Enis Veliqi”, janë emrat e diskutuar për t’u futur në garë, e që pritet të miratohet këtë të shtunë./GazetaBlic

“Dorëzohet” LDK në Skenderaj, vendos të mos kandidoj askush për deputet në Kuvendin e Kosovës

Këta pritet të jenë kandidatët për deputetë nga PDK në Skenderaj