Hysni Mehani nga Vetëvendosje në Skënderaj ka akuzuar Bekim Jasharin, kryetarin e kësaj komune, se po mashtron me prezantimin e punëve të komunës madje duke thënë se forma e tij qeverisëse mund të quhet nga ndërkombëtarët si “korrupsion endemik”.
Ndër tjerash, Mehani akuzon Bekim Jasharin se “paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.”
28 mijë e 317 euro nga participimi i fermerëve ai pretendon të jenë pjesë e 217 mijë eurove të mbështetjes totale të fermerëve të Skënderajt.
Mehani nuk ngurron ta quajë “korrupsion endemik” mënryën se si ka menaxhuar z. Jashari me çështjen e subvencioneve.
Statusi i plotë:
Pak hile shërben si vaji për rrotat. Kryetari po thotë: më 217 mijë euro do t’i mbështesim fermerët ketë vit.
E vërteta është: 28 mijë e 317 euro janë participim i vet fermerëve. Pra, edhe paratë e fermerit në xhep i llogarisin sikur subvencione të komunës.
Kur i lexon këto postime, të mbushet mendja që këto subvencione po i japin prej xhepit të tyre, e jo prej taksave tona.
Tjetra: në reagimin e komunës thuhet – në ketë mandat, 1500 fermerë janë mbëshetur më 1 000 000€. Shifrat më 000 tregojnë për futkotizem, ose për me-tahmin-qeverisjen.
Pra, tahmin-qevrisja po thotë: për 500 fermerët e sivjetem 217 mijë euro subvencione, ndërsa për 1000 fermerët e 3 viteve të kaluara rreth 800 mijë euro subvencione.
Për 3 vite, 1000 fermerë të subvencionuar, Për 1 vit, 500 fermerë të subvencionuar. Logjikë e thjeshtë; t’iu japin sa më shumë fermerëve subvencione, që kjo të na përkthehet në votë.
Se si ndahen këto subvencione, as që ja vlen të komentohet, korrupsion endemik e quajnë ndërkombëtarët! Korrupsion pandemik e quajnë vendorët. Pra, fshehin pasë pandemisë të gjitha dështimet dhe shkeljet ligjore.
Kurrë nuk e kam kuptuar e as që do ta kuptoj nevojën e kryetarit për veprime të tilla makiaveliste!
Lexo – “E jashtëzakonshme, komuna do të mbështetet të rinjtë.” Çka ka të jashtëzakonshme kur dikush bën punën për të cilën është zgjedhur? Apo një herë në 4 vjet e bën punën e tij për të cilën është zgjedhur, e për rrjedhojë kjo bëhet e jashtëzakonshme!
Megjithatë, populli thotë: “Borxhliut të keq, bishtin e sakicës.” Pra, fermeri është i obliguar të marrë çfarëdo që i jepni, por jo t’ia japni ju paratë e xhepit të tij. Këtë nuk kanë si dhe pse ta kapërdijnë..