Lajme

Vetëvendosje “ndahet” edhe në Kuvend!

12/14/2017 12:53
nga:Gazeta Blic

Asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka shfrytëzuar të drejtën e deklarimit në emër të Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik.

Prej 32 deputetëve sa janë nga radhët e VV-së në Kuvendin e Kosovës, tre prej tyre moren të drejtën e deklarimit në emër të tyre personal, raporton GazetaBlic.com

Deputetët që u deklaruan janë, Albulena Haxhiu, Arbër Rexhaj dhe Faton Topalli. Të tre këta deputetë në kohën e pytjeve parlamentare, adresuan çështjet e tyre ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrave prezent.

Ndryshe, në Lëvizjen Vetëvendosje ditëve të fundit janë shfaqur dallime brenda këtij subjekti politik. Për herë të parë ato u vërejtën pas publikimit të një bisede virutale ndërmjet deputetëve të VV-së në “Viber” ku në një moment Aida Dërguti ka fyer Albin Kurtin duke e quajtur “m*t”. Lidhur me këtë rast të hënën VV ka mbajtur mbledhjen e kryesisë e cila ka zgjatur rreth 7 orë. Bazuar në raportimet e mediave, në këtë mbledhje ish-sekretari i VV-së Dardan Molliqaj është shprehur kundër kandidimit të Albin Kurtit për kryetar të saj.

Ndërkohë tash e dy ditë anëtarë të Vetëvendosjes kanë filluar thirrjet për mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar./Gazeta Blic/

08/17/2018 21:40

Kritikat e PSD-së për aksionin e Vetëvendosjes