Lajme

Vetëvendosje inicioi mocion për rrëzimin e Qeverisë, vjen deklarata e parë nga LDK

08/06/2020 14:03
nga:N.K

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, është deklaruar lidhur me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mocionin e nisur për rrëzimin e qeverisë Hoti, shkruan GazetaBlic.

Rugova për GazetaBlic, shkurt ka thënë se nuk beson që Qeveria Hoti do të rrëzohet nga mocioni i VV-së.

Tutje ai tha se nuk është në dijeni për iniciativën e VV-së.

“Nuk e di qe kanë marrë iniciativë të tillë, nuk besoj që do ta rrëzojnë qeverinë”, tha Rugova për GazetaBlic.

Por nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pritet ta përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, pjesë e si cilës janë edhe vetë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha për GazetaBlic, se AAK-ja beson se koaliconi me LDK-në dhe NISMA-n, do të vazhdojë edhe më tutje.

“Normal që ne i kemi pasë vërejtjet tona sa i përket dialogut mendoj që koalicioni vazhdon me punu unë besoj që në të ardhmen do jemi më mirë të koordinuar, çështja e mocionit, opozita e ka synim me rrëzu si qeverinë dhe është demokratike, ne si AAK nëse respektohen ato që janë pjesë e marrëveshjes ne vazhdojm të jemi aty”.

A do ta votojë AAK-ja mocionin për rrëzimin e Hotit pas përplasjeve të fundit? Flet Rasim Selmanaj!

Abrashi reagon pas mocionit të VV-së për rrëzimin e qeverisë: E harruan pandeminë, oh my God

07/20/2020 16:52

A do t’i bashkohet PDK e Kadri Veselit LDK-së në qeveri?! Ky është qëndrimi i partisë së Isa Mustafës!