Lajme

Vetëvendosje i përgjigjet prerë Hotit: Nuk marrim pjesë në takim!

06/17/2020 10:20
nga:E Sh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, minuta më parë ka deklaruar se u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike në vend, për takim para vizitës së tij në Uashington.

Kjo ftesë, sipas Hotit, vjen me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik në Kosovë.

Por, Lëvizja Vetëvendosje deklarohet se nuk do të jetë pjesë e kësaj tryeze me Hotin.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë për GazetaBlic se kryeministri është dashur që para kësaj ftese të raportoj në Kuvendin e Kosovës për të prezantuar platformën për dialogun.

“Kryeministri i kësaj qeverie jolegjitime e ka obligim në radhë të parë që të raportoj dhe të prezantoj platformën në Kuvendin e Kosovës, para se tu drejtohet të tjerëve, gjë që nuk e ka bërë dhe nuk ka paraqitë kërkesë deri tani. Për më shumë, duke pa gjithë vrullin e tij për të hequr reciprocitetin, për të deklaruar se pranojmë edhe tërheqjen nga aplikimi në organizata ndërkomëbëtare, tregon se ata nuk kanë aspak në radhë të parë interesin e Kosovës të cilës po ia humbin edhe sovranitetin dhe po e cënojnë shtetësinë. Sigurisht që ne nuk mund të bëhemi pjesë e tryezave të tilla, të cilat kanë për qëllim vetëm legjitimimin e planeve të projektuara nga presidenti Thaçi”, tha ajo.

Sipas Nagavcit, Hoti do duhej të jepte shpjegim para deputetëve edhe për deklaratat e të emëruarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e që u mbështetën nga ai.

“Kjo do të thotë se ai ka obligim të vijë në Kuvend dhe të bisedoj shtruar dhe të përballet me deputetët, përpara çfarëdo vendimi që e merr tutje. Madje një gjë të tillë do të duhej të bëhet edhe pëprara se të merrte vendimin për reciprocitetin dhe deklaratat shumë të pakuptimta dhe të pavend për pengimin në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”. /GazetaBlic/

Hoti para nisjes në Washington fton në takim liderët e partive politike

E konfirmon Grenell: Më 27 qershor Kosova dhe Serbia takohen në Washington për dialogun!

08/12/2020 17:09

Hoti garanton: Privatët që do të kryejnë teste për-Covid 19 do të mbikëqyren për çmimet