Lajme

Vetëvendosje e LDK, takohen këtë vikend

01/25/2020 10:18
nga:N.K

Para se të përfundojë afati kohor i ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, këto dy subjekte pritet të takohen edhe një herë këtë vikend, shkruan GazetaBlic.

Kështu kanë konfirmuar për GazetaBlic nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit.

Sipas VV-së, zyrtarë të dyja partive kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.

“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.

Tutje nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrimet e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Të njejtin qëndrim e kanë dhënë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke konfirmuar edhe njëherë se Glauk Konjufca nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të Kuvendit të Kosovës.

08/13/2020 15:38

Xhavit Haliti tha se kanë kontakte me LDK për koalicion të ri, vjen reagimi nga deputeti i partisë së Isa Mustafës