Lajme

Vetëvendosje e LDK prishin koalicionin në Prizren

02/13/2020 14:44
nga:E Sh

LVV dhe LDK kanë prishur koalicionin në Prizren.

Kjo ndodhi pak pasi PDK- e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK’në.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Menjëherë pas kësaj, kryetari që vjen nga LVV-ja, Mytaher Haskuka, njoftoi se më nuk ka partneritet në qeverisjen komunale me LDK-në.

Haskuka ka thënë se më nuk ka arsye të mbahet ky koalicion dhe, sipas tij, me LDK-në po i mbante bashkë cështja e kryesuesit të Kuvendit komunal, të cilin sot ua mori PDK’ja.