Lajme

Vetëvendosje distancohet nga veprimi i asmbleistës Mevlyde Idrizi

01/10/2018 19:07
nga:A. R.

Vetëvendosje në Pejë, është distancuar nga veprimi i asambleistës së tyre Mevlyde Idrizi, e cila ka dhënë votën e saj për kryesuesin nga radhët e LDK-së,Islam Husaj, raporton Gazeta Blic.

Kështu është njoftuar përmes një njoftim në faqen zyrtare të VV-së, në Pejë.

Njoftimi i plotë:

 

DEKLARATË PËR MEDIA – Në media dhe opinion publik sot ka qarkulluar një lajm që Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbështetur me tri vota të këshilltareve komunal LDK-në, përkatësisht kandidatin Islam Husaj për kryesues të Kuvendit Komunal në Pejë.

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Pejë ka vendosur të abstenoj në ketë votim sepse me asnjërën nga subjektet nuk kishte marrëveshje bashkëpunimi. Edhe pse ishte ky vendim i kryesisë së qendrës, këshilltarja komunale, Mevlyde Idrizi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! ka shpërfillur ketë vendim duke votuar me vullnetin e saj kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospërfilljen e organeve vendimmarrëse nga përfaqesuesja e saj Mevlyde Idrizi, Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta shqyrtoj duke respektuar statutin dhe vendimet e organeve të saj.

Me respekt

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Pejë

Pejë, 10.01.2018

09/15/2019 07:39

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë