Lajme

Vetëvendosje cakton datën e votimit për kryetar

01/11/2018 12:01
nga:Gazeta Blic

Ka filluar zyrtarisht fushata e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje që pritet të përfundojë me votim në të gjitha strukturat e partisë për të parin e tyre.

VV ka njoftuar se kandidatura e vetme për këtë pozitë është Albin Kurti, për të cilën mund të votohet për, kundër dhe të abstenohet.

“Nga dita e sotme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka shpallur të hapur fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku kandidati Albin Kurti do të paraqesë platformën e tij për mandatin e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Fushata e zgjedhjeve të brendshme do të mbyllet 24 orë para ditës së votimit”, njoftoi LVV.

Njoftimi i plotë:

Këto zgjedhje, po e gjejnë Lëvizjen Vetëvendosje me një pozitë vakante, pasi kryetari i deritanishëm, Visar Ymeri dha dorëheqje në vazhdën e pakënaqësive të disa anëtarëve të kësaj partie me gjendjen e brendshme në parti.

Lëvizja Vetëvendosje së fundi është përballur me një numër të konsiderueshme të dorëheqjeve.

Deri më tani, Lëvizjes Vetëvendosje nga kryesia i janë larguar 6 deputetë.

01/16/2018 22:02

Vetëvendosje këkon nga policia të heqë dorë nga përndjekja e aktivistëve