Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje te qytetarët që të vaksinohen, duke thënë se vetëm ky proces ruan shëndetin publik.
Partia e kryeministrit Kurti ka thënë se Qeveria tashmë ka marrë masat e nevojshme për frenuar përhapjen e virusit, por se kjo betejë është e përbashkët dhe si e tillë edhe duhet luftuar.
“708,327 doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 janë administruar deri më tani. Numri i të vaksinuarve është në rritje dhe tashmë është kaluar shifra e 100 mijë vaksinimeve në javë, por thirrja për t’u vaksinuar duhet vazhduar. Vetëm vaksinimi na mbanë të shëndetshëm e të fortë ndaj virusit, andaj ftoni të gjithë të afërmit e shoqërinë që ende nuk kanë caktuar terminin për vaksinim, ta bëjnë një gjë të tillë”.
“Qeveria tashmë ka marrë masat e nevojshme për ta kufizuar shpërndarjen e virusit dhe ulur numrin e infektimeve. Është shtuar edhe numri i punonjësve shëndetësorë dhe i hapësirave për mjekimin e të infektuarve. Mënyra se si kontribuojmë në këtë betejë të përbashkët është duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe duke u kujdes për higjienën. Bashkë ia dalim!”.
Masat e reja që mori Qeveria Kurti kanë hyrë në fuqi nga 20 gushti.
708,327 doza të vaksinës kundër virusit Covid-19 janë administruar deri më tani. Numri i të vaksinuarve është në rritje…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, August 21, 2021