Lajme

Vetëvendosje bën homazhe tek varri i Arben Xheladinit

02/10/2018 10:39
nga:M H

Qytetarë, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe tek varri i Arben Xheladinit, në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri, njofton Klan Kosova.

Xheladini kishte vdekur në një nga protestat më të mëdha të pasluftës, organizuar nga Lëvizjes Vetëvendosje 11 vjet më parë.

Protesta kishte eskaluar pasi protestuesit kishin provuar të thyenin kordonin e policisë së UNMIK-ut, të cilët më pas kishin reaguar dhunshëm me gaz lotsjellës e plumba gome.

Pos Xheladinit, në protestë kishte mbetur i vdekur edhe Mon Balaj, po ashtu anëtarë i Vetëvendosjes.

02/22/2018 16:44

Problemi i demarkacionit: Ky është paralajmërimi i Vetëvendosjes