Lajme

Vetëvendosja pretendon që në Kosovë papunësia ka rënë “në vetëm 4%”

09/17/2024 21:15
nga:G C

Pretendime të mëdha për nivel “të ulët” të papunësisë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje duke iu referuar një ankete të “Barometrit Ballkanik 2024” të cilët kanë pyetur rreth 1 mijë persona.

Vetëvendosja pretendon se papunësia është më e ulëta në rajon me “vetëm 4%”.

Agjencioni i Statistikave të Kosovës e jep që niveli i papunësisë në përqindje është 10.7% ndërsa janë rreth 677 mijë persona joaktivë – që do të thotë – se nuk janë deklaruar që punojnë ose që janë lajmëruar si të papunë.

Postimi i Vetëvendosjes:

Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë

Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.

Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.