Sporti

Veterani vendos rekord historik në MLS me një gol qesharak

05/19/2019 12:03
nga:M K

Chris Wondolowski është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Major League Soccer (MLS), i njohur si kampionati i futbollit në SHBA.

Sulmuesi i San Jose Earthquakes shënoi golin numër 146 në MLS, duke kaluar 145 realizimet e Landon Donovan.

Në fakt ishte një gafë e portierit të Chikagos që i dha shansin të shënojë golin e rekordit.

Në pjesën e dytë 36-vjeçari nuk u ndal dhe shënoi edhe dy gola të tjerë, duke siguruar fitoren 4-1 për skuadrën e tij dhe kapi shifrën e 148 golave, duke e thelluar rekordin e tij.

/TS/

08/17/2019 23:06

U martua 4 javë më parë, polici vdes tragjikisht