Sporti

Vetëm tre lojtarë të Barcelonës e kanë të sigurtë qëndrimin në “Camp Nou”, mësoni emrat

04/17/2020 18:39
nga:M K

Shumica e skuadrave do të pësojnë ndryshime në afatin kalimtar veror, kurdo që hapet ai.

Kjo për shkak se do të jetë paksa e vështirë për ta të përforcohen me lojtarë të shtrenjtë, andaj edhe largimet ose shkëmbimet eventuale do të jenë pjesë e padiskutueshme, përcjell GazetaBlic.

Tabloidi “ESPN” shkruan se Barcelona pritet të jetë një nga skuadrat që ka paralajmëruar ndryshimet më të mëdha, me theks të veçantë largimet.

Interesant është fakti se katalunasit kanë treguar emrat e tre futbollistëve që e kanë të garantuar qëndrimin në “Camp Nou” edhe për edicionin e ardhshëm.

Këtu bëjnë pjesë, Leo Messi, Marc-Andre Ter Stegen dhe Frenkie de Jong, që do të thotë se lojtarët tjerë, nuk janë pjesë e sigurtë e klubit për sezonin e ri.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman