Lajme

Vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin e Kurtit, Albulena Haxhiu vjen me kundërpërgjigje

03/20/2020 16:50
nga:Gazeta Blic

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta pasi LDK e dorëzoi mocionin për rrëzimin e Kurtit, që ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu të vie me kundërpërgjigje.

Ajo në rrjetin social Facebook a ka publikuar draftin e parë të koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Drafti i parë i koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, para pak minutash Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kuvend mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazeta Blic brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, mocioni zyrtarisht në Kuvend është dorëzuar para pak minutash.

Ndërkohë, që Gazeta Blic merr vesh se këtë mocion e kanë nënshkruar 46 deputetë.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parashohin që: Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.Bazuar në këto dokumente seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti mund të mbahet të hënën, ose më së largu të mërkurën e javës së ardhshme.

LDK e dorëzon mocionin në Kuvend

06/02/2020 17:49

Vetëvendosje përkrah propozimin e Vjosa Osmanit për formimin e një qeverie tranzitore!