Showtime

Vetëm pak kohë pas lindjes, Zaimina arrin t’i rikthej format trupore

03/14/2018 16:42
nga:L I

Ka afro dy muaj që është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.

Është kjo këngëtarja nga Shqipëria e cila për shumë kohë mbajti të fshehur lidhjen e saj nga mediat.

Më 29 janar ajo solli në jetë vajzën të quajtur Khloe, por deri tani ajo nuk kishte zbuluar fytyrën e saj, duke publikuar kështu vetëm duart apo këmbët e saj, mirëpo asnjëherë fytyrën.

E vetëm pak kohë pas lindjes, ajo është bërë aktive në llogarinë e saj në Instagram ku ka publikuar pamje, duke treguar kështu trupin e saj pas lindjes, e që në fakt po duket mjaft në formë.

E veshur me fustan të bardhë, çizme me lëkurë gjarpëri, e xhaketë të zezë, Zaimina po duket mjaft në formë./GazetaBlic

12/18/2018 21:27

Limaj: Letra e presidentin Trump gjëja më e mirë që i ka ndodhur Kosovës