Showtime

Vetëm pak ditë para dasmës së Meghan, motra e saj përfundon në spital

05/17/2018 11:27
nga:L I

Dramat në familjen e Meghan Markle si duket nuk kanë të ndalur!

Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha, është në spital pasi ka thyer kyçin e këmbës pas një konfrontimi me paparacët, mëson TMZ, përcjell Gazeta Blic

I dashuri i Samantha Markle, Mark, i ka thënë TMZ-së, se ata po vozisnin drejt Florida-s, ku pranë një kabine me pagesë, ata hasën me paparacët. Ai thotë se fotografi u kthye në frontin e tyre, duke u përpjekur për të bërë një fotografi të qartë të tyre, ku ai u mundua t’i shmangnte dhe kështu goditi një pengesë.

Samantha Markle në spital

Ai thotë se Samantha goditi xhamin dhe ra në dyshemenë e makinës, ku nuk ishte në gjendje të ngrinte veten lart, duke bërë që këmbët e saj të ishin shtrembëruar.

Mark e dërgoi atë në spital dhe tani ajo po trajtohet nga mjekët, ndërsa paparaci ai thotë se u largua nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se babai i Meghan dhe Samantha, Thomas Marke ka pak orë që ka dalë nga operacioni, pas një sulmi të rëndë në zemër.

Princ Harry dhe Meghan Markle do të kurorëzojnë lidhjen e tyre të dashurisë me martesë këtë të shtunë, ku çdo gjë tani është bërë gati. E të ftuar do jenë mbi 600 njerëz, ku në mesin e tyre padyshim që do ketë dhe fytyra publike. Elton John do këndojë në dasmë të çiftit, 21 vite pasi ai performoi në funeralin e princeshës Diana./TMZ/GazetaBlic

Elton John

05/26/2018 12:03

Dukesha Meghan po tundë tranditat mbretërore, thyhet edhe një rregull tjetër