Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shënoi një gol në sfidën mes Almerias dhe Granadas, e vlefshme për raundin e 17-të në LaLiga 2.
Me këtë gol, sulmuesi shqiptar barazoi rekordin e Youssef El Arabi, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadas.
Sulmuesi kuqezi dhe ai maroken kanë nga 44 gola të shënuar me skuadrën spanjolle.
Uzuni i duhet vetëm edhe një gol për ta kaluar futbollistin që tashmë luan te Apoel Nicosia.