Sporti

Vetëm kaq ditë ka afat ‘Peja’ për të shlyer borxhet ndaj ish-lojtarëve dhe FIBA-s

08/08/2018 09:53
nga:Gazeta Blic

Komuna e Pejës dhe Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë hequr dorë nga klubi i basketbollit Peja.

Klubi i dytë më i suksesshëm në Kosovë është pranë shuarjes, meqë nuk ka mundësi të shlyejë borxhin që ka ndaj ish-lojtarëve dhe FIBA-s, e që sillet rreth 170 mijë eurove, shkruan Koha Ditore.

Peja ka afat vetëm edhe tri ditë për ta shlyer këtë borxh dhe të vazhdojë të marrë pjesë në garat zyrtare të FIBA-s dhe FBK-së. Por gjasat thuajse nuk ekzistojnë.

FBK-ja është kushtëzuar nga FIBA të mos licencojë asnjë skuadër që ka borxhe ndaj kësaj të fundit.

11/13/2019 14:06

KB Peja e pret Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike