Lajme

Vetëm dy javë pas formimit të Qeverisë VV-LDK: Vjen përplasja e parë publike (Pamjet)

02/19/2020 19:20
nga:Gazeta Blic

Të gjithë sekretarët e përgjithshëm të ministrive në Qeverinë e Kosovës, janë larguar nga pozitat e tyre.

Propozimin për një gjë të tillë, në mbledhjen e ekzekutivit, e ka paraqitur vetë kryeministri Albin Kurti, raporton KTV.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka propozuar sekretarin e ri të përgjithshëm.

E, një gjë të tillë, me vendimin e Qeverisë, do të duhet ta bëjnë të gjitha ministritë.

Por, që në mbledhjen e tretë të Qeverisë, partnerët e koalicionit qeveritar kanë shfaqur ndasitë në kabinet.

Ndarja e mjeteve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë ka qenë shkas për përplasje mes Besnik Bislimit nga VV-ja dhe zëvendëskryeministrit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ministri i Financave, Bislimi, është shprehur i shokuar me shumën e mjeteve të kërkuara nga KQZ-ja për këto zgjedhje.

Por, miratimin e propozimit të KQZ-së ashtu siç është paraqitur, e ka kërkuar Avdullah Hoti. Kërkesë kjo që nxiti reagimin e Bislimit

Zv.kryeministri Hoti dhe katër ministrat nga LDK-ja zgjodhën të abstenojnë në marrjen e këtij vendimi.

Kabineti i udhëhequr nga Albin Kurti, ndër të tjerash, ka shfuqizuar edhe një vendim të Qeverisë, të marrë në kohën kur ajo udhëhiqej nga Isa Mustafa.

Me këtë vendim, ish-zyrtarët e kabinetit qeveritar nuk do të marrin pagë pas përfundimit të mandatit të tyre.

04/02/2020 12:40

Këshilltarja e Albin Kurtit: Amerika përmes Serbisë po sabotojnë Kosovë