Cool

Vetëm 20 minuta pasi e blen atë, djali e shkatërron Lamborghinin në vlerë prej 220 mijë eurosh

06/25/2020 21:21
nga:N S

Një Lamborghini i ri në vlerë prej 220 mijë eurosh ishte shkatërruar në një aksident automobilistik vetëm 20 minuta pasi ishte blerë

Lamborghini Huracan, i vlerësuar të kushtojë mbi 220 mijë euro, papritmas pësoi një dështim mekanik dhe u godit prapa nga një furgon në autostradën M1 dje në Mbretërinë e Bashkuar.

Lamborghini humbi rrotën e pasme ndërsa pjesa më e madhe e pjesës së pasme u shtyp nga përplasja e papritur me furgonin.

Aksidenti ndodhi rreth orës 1 pasdite në pranë Leeds, West Yorkshire. Richard Whiteley, nga Policia e York Yorkshire, tha që Lamborghini u ndal në korsinë e tretë për shkak të një dështimi mekanik.

20-vjeçari që po voziste Lamborghini u ndal për shkak të dështimit mekanik në korsinë tre, më pas u godit nga pas nga një automobilist i pafajshëm”, tha policia, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por nuk besohet se ishte serioze.

07/01/2020 13:21

“Lamborghini mbi ujë”: Kështu do të duket superjahti me 4 mijë kuaj-fuqi