Sporti

Vetëm 197 njerëz në stadium, ky është plani i La Ligas për rikthim

05/19/2020 12:36
nga:M K

Gurmanët e futbollit në Spanjë shpresojnë që futbolli, gjegjësisht La Liga të rikthehet më 12 Qershor.

Në fakt deri më tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar, por se predispozitat janë të mundshme, duke u bazuar në faktin se skuadrat veçse i kanë filluar stërvitjet, përcjell GazetaBlic.

Autoritetet përgjegjëse në vend kanë bërë një plan të detajuar lidhur me mënyrën dhe protokollin shëndetësor, të cilin ekipet duhet ta ndjekin në përpikëri.

Rregullat do të jenë të përafërta me ato të Bundesligës, ku lojtarët nuk do të kenë nevojë të presin në tunel para ndeshjes si dhe nuk do të përshëndeten fare me kundërshtarin.

Stadiumi do të jetë i ndarë në tre zona, në atë të gjelbër, kaltër dhe të kuqe.

Në të parën do të lejohen 94 anëtarë, duke përfshirë lojtarë, trajnerët, stafin mjekësor, policët, rojet e sigurimit dhe personeli i ditëve të ndeshjeve.

E kaltërta ndërkaq do t’i përfshijë 103 persona, ku do të jenë të pranishëm zyrtarët e klubeve dhe punëtorët e televizioneve.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas