Sporti

Vet-izolohen gjyqtarët e ndeshjes Juventus – Inter

03/14/2020 16:26
nga:M K

Juventusi shënoi fitore prej 2-0, por që nga ajo ndeshje rezultatet dhe renditja tabelare nuk është se është edhe aq me rëndësi.

Kjo për faktin se pandemia ‘Covid 19’ që ka kapluar dukshëm Italinë, po e thotë fjalën kryesore në secilën sferë, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se është prekur edhe bota e sportit, derisa një nga ata futbollistë është edhe lojtari i Juves, Daniele Rugani.

Italiani nuk u paraqit për skuadrën e tij në derbin ndaj Interit, kurse pas ndeshjes u konfirmua se ai veçse ishte infektuar nga virusi.

Së fundi, për të marrë masa mbrojtëse, edhe gjyqtarët e asaj sfide, Marco Guida dhe asistentët janë vet-izoluar, për t’u mbrojtur nga çdo rast potencial.

Kujtojmë futbolli në Itali është pezulluar të paktën deri me 3 Prill, por që ky pezullim pritet të shtyhet edhe për një muaj tjetër.

/GazetaBlic/

07/09/2020 22:04

Gol në minutën e 2′, Verona befason Interin me të filluar takimi