Uncategorized

Vespa Festival Prishtina 2025: Një Festë e Paharrueshme për Adhuruesit e Vespave!”

05/12/2025 16:04
nga:Genita C

Klubi Vespa Fanatics Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Edicionit të Dytë të “Vespa Festival Prishtina” më 24 dhe 25 Maj 2025.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë në vitin 2024, ky festival premton të jetë edhe më madhështor, duke tubuar mbi 200 motoçikleta Vespa dhe pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Greqia, Italia dhe vende të tjera të Evropës.

Çfarë të presim nga Festivali?

Festivali do të shtrihet në dy ditë dhe do të organizohet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, duke përfshirë aktivitete të ndryshme si:

Paradë apo gjiro të motoçikletave Vespa përmes qytetit dhe vendet përreth.

Ekspozitë të Vespa dhe hapësira të ndërveprimit për qytetarët.

Panair artizanal dhe ushqimor lokal, ku mund të shijoni produkte të freskëta dhe të veçanta.

Koncerte, aktivitete dhe përformanca zbavitëse për të gjitha moshat.

Zona për fotografi dhe shumë të tjera.

Pse të vini?

Ky event synon të promovojë kulturën e vespizmit, turizmin urban dhe imazhin e Prishtinës si destinacion tërheqës për komunitetin Vespa. Është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohë të bukur, për të njohur njerëz të rinj dhe për të shijuar atmosferën e gjallë të qytetit.

Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë! Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një festivali që do të mbetet në kujtesën tuaj për shumë kohë.

Klubi Vespa Fanatics Prishtina ju mirëpret! 🚀🛵

Regjistrohu: