Showtime

Me veshjen e saj në klipin e “Live It Up”, Era simbolizoi ngjyrat e flamurit të Kosovës?

06/10/2018 10:22
nga:F.B

Era Istrefi tashmë është një yll botëror i muzikës dhe dëgjohet anembanë globit.

Këngëtarja nga Kosova është zgjedhur që të jetë një prej interpretuesve të himnit të sivjetmë të Kampionatit Botëror, “Live It Up”.

Së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, 23-vjeçarja e ka kënduar hitin e sivjetmë, të cilin do ta dëgjojmë vazhdimisht gjatë kësaj vere.

Kënga “Live It Up” fillimisht u publikua në versionin audio, ndërsa gjatë të premtes u kompletua edhe me videoklip.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me dy veshje të ndryshme në videon muzikore, ndërsa njëra prej tyre ka tërhequr vëmendje.

One life #liveitup cuz you dont get it twice💗

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Një pallto e gjatë e kaltër dhe pantallona të kaltra, jelekë ngjyrë ari dhe këpucë të bardha – kështu është paraqitur Era.

Ndërkaq pikërisht këto ngjyra i ka edhe flamuri i Kosovës që dominohet nga ngjyra e kaltër, harku i artë i hartës së Kosovës dhe gjashtë yje të bardha.

Flamuri i Kosovës (Foto: Getty Images)

06/20/2018 20:11

Era Istrefi na prezanton me mashkullin i cili do jetë pjesë e klipit të ri