Lajme

Veseli vjen me një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në

12/10/2019 21:04
nga:Y I

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli  po qëndron në Hagë ku është thirrur nga Gjykata Speciale.

Nga atje ka folur mbi rolin që do të ketë partia Demokratike e Kosovës  tani që është në opozitë.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë e mirëfilltë. Pres që të mbahen premtimet nga partia që ka fituar zgjedhjet, për të mirën e kombit. Përgjegjësia ime ndaj shtetit do të jetë e njëjte edhe në opozitë. Kosova ka problem Serbinë dhe duhet t’i qaset edhe në mënyrë më të menqme” tha Veseli.

Veseli ka folur edhe mbi koalicionin e ri qeverisës në vend, ku ka dhënë një këshillë për ata që priten të qeverisin vendin.

“Po pres që ata ta kryejnë atë koalicionin që e kanë paralajmëru dhe pastaj do të flas. Kosova s’ka kohë për të humbur, ne jemi duke e krijuar një praktikë jo të mirë dhe nuk ka  pse të vonohet krijimi i institucioneve. Janë duke u regjistruar deputet e rinj dhe presim që të respektohen afatet” ka thënë Veseli në Debat Plus në RTV Dukagjini raporton Gazeta Blic.