Lajme

Veseli viziton familjen e Demaçit për Kurban Bajram

08/21/2018 14:52
nga:L I

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar familjen e veprimtarit, Adem Demçai.

Veseli postoi një fotografi në rrjete sociale duke thënë se historia e të ndjerit Demaçi i cili vdiq më 26 korrik, është burim frymëzimi për gjeneratat që do të vijnë, njofton Klan Kosova.

‘Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë’, ka shkruar më tej kryekuvendari.

07/26/2020 11:55

Sabri Fejzullahu e përkujton Adem Demaçin: Sa të është toka e Kosovës me njerëz do të mbajmë në zemër