Lajme

Veseli: Vitin e ardhshëm nisë projekti shekullor për Ferizajn

09/11/2018 15:52
nga:A. R.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar qytetarët e Ferizajt se vitin e ardhshëm do të filloj realizimi i projektit më të madh të shekullit, që parasheh ndërtimin e hekurudhësmbi një urë hjigante e cila do të bashkoj përgjithmonë qytetin e Ferizajt.

Kryetari Veseli tha se për realizimin e këtij projekti është në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës Agim Aliu, dhe me deputetët e kësaj zone.

“Sot kemi bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Do ta realizojmë projektin e shekullit për Komunën e Ferizajt. Janë rreth 7 milionë që janë duke u investuar në bashkimin e qytetit. Por ju zotohem juve se së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe Qeverinë e Kosovës, brenda vitit 2021 do ta kryejmë bashkimin e qytetit, duke e ndërtuar një nga projektet më të mira. Sikurse autostradën ‘Arbën Xhaferi’, do të ndërtojmë edhe hekurudhën përmes qytetit, përmes urës, që të kemi vërtet bashkimin e qytetit”, tha kreu i Kuvendit.

Ai tha se në hekurudhën e qytetit, do të ndërtohet një urë impozante, e ngjashme me ato që shihen edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”.

03/23/2020 09:09

Kryetari i Ferizajt: Bibaj nuk është në karantinë, Qeveria të na mbështesë