Lajme

Veseli: Vetëvendosje është shndërruar në instrument manipulimi

11/30/2017 21:42
nga:M H

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të pranojnë pushtet që nuk ka legjitimitet.

Veseli në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se ju kanë drejtuar institucioneve për parregullsi që i kanë evidentuar në Prizren.

“Nuk do të pranojnë pushtet që nuk ka legjitimitet, ne ju kemi drejtuar institucioneve dhe atje e kemi bërë ankesën. Po ashtu në Klinë ka një mal argumentesh që ka pasur keqpërdorime”.

Veseli ka akuzuar Vetëvendosjen, duke thënë se është “shndërruar në instrument manipulimi”.

“Vetëvendosje është shndrruan në instrument manipulimi dhe është agresive në akuza. Strategjia më e mirë e mbrojtjes është akuza, i ka përdorur mjetet që nuk janë dinjitoze. Prizreni si kulturë nuk është tolerante ndaj abuzimeve të tilla”.

Veseli ka folur edhe për Mitrovicën, ku kandidatja e PDK-së Valdete Idrizi humbi në balotazh.

“Valdete Idrizi doli në raundin e parë fuqishëm në Mitrovicë. Idrizi është një njeri që do t’i bënte nder cdo qytetari”, ka thënë Veseli.

12/10/2017 21:04

Kryesia e Vetëvendosjes mblidhet nesër