BLIC.TV

Veseli tregon se çka i kanë thënë në Amerikë: Jo vetëm ta bëni ushtrinë, por do t’iu japim edhe armë

12/21/2018 22:31
nga:FL.B

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka folur për përkrahjen që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa ka treguar ekskluzivisht për “Blic Interview” se çka i kanë thënë kur e ka treguar në fillim idenë për krijimin e Ushtrisë, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, kur ka qenë në Amerikë i kanë thënë se do ta përkrahin për ushtrinë e madje thotë t’i kenë premtuar se do t’i japin edhe armë.

Kur isha edhe në Amerikë, të gjitha bisedat që i kemi pasur, ka qenë kjo: ‘ Ne do t’iu përkrahim, për ushtrinë. Dijeni, ka skeptik për ushtrinë, mirë është që zërat kanë qenë publik, edhe vendeve të NATO-s, partner tanë.  Kemi me iu përkrahë kryetar, ato mundësi të cilat mi kanë dhënë si kryetar i Kuvendit për të treguar siguri, se jo vetëm që kemi bërë Ushtrinë e Kosovës por edhe kemi me iu dhënë armë, kjo nuk bëhet pa vetëdije edhe paqëllim, por në të njëjtën kohë po ashtu përgjegjësitë e juaja për shtetin.

-Kanë kërkuar, ne nuk marrim qëndrim. Qëndrimi i juaj është se si do të vendosni për Kosovën. Përflitet shumë për çështjen e shkëmbimit të territoreve, në State Department dhe në Shtëpinë e Bardhë kur kam pasur takim decidivisht, është çështje tërësisht e juaja  se cila do të jetë vendimmarrja, por ju në dialog duhet të shkoni se si Kosovë po humbni.

S’po dua me dalë me dal tek pjesa që.. unë e po e them tash me fjalë të mia. Ne i kemi jep  mundësi qe një vit Vuçiqit, zëdhënësit të politikës së Millosheviqit me u tregu i moderuar. Duke u paraqitur se ne jemi gati, Serbia është gati për dialog, Serbia është gati për komunikim, këta janë të këqijtë, këta nuk po duan dialog, këta po duan konflikt. Edhe mbajeni mend, Serbia është duke e avancuar pozicionin e vet, ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë pozitë dhe opozitë, shkojmë në dialog, vendimmarrja ka me ndodhë në këtë Kuvend. Ja fare mirë është, në këtë Kuvend, në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  do të jetë transparente vendimmarrja jonë e cila është në bazë të Kushtetutës tonë. Është sovraniteti, integriteti territorial, jemi lodhë duke i përmendur, por do t’i përmendim një-milion herë. Po ma mirë është mos me ia përmend ne njëri-tjetrit, por me ia përmend Serbisë, ato janë të pacenueshme, të pa prekshme, edhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive,” – ka thënë Veseli.

/ © GazetaBlic /

01/16/2019 10:58

Beqaj nga Dubai: Kosova të jetë një qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale