Lajme

Veseli thumbon Smajl Latifin: Do të bëjmë zëvendësministër sepse Rahovecin e fiton Idriz Vehapi!

11/14/2017 23:12
nga:Gazeta Blic

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh i bindur para qytetarëve të Rahovecit se kandidati i partisë së tij Idriz Vehapi, do të udhëheq këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa për kandidatin nga radhët e AAK-së, Smajl Latifin, Veseli tha se do ta rahatojnë në Qeveri.

“Smail Latifin do ta bëjmë zëvendësministër, sepse Rahovecin e fiton Idriz Vehapi”, ka deklaruar Veseli para qytetarëve, njofton GazetaBlic.com

Sipas Veselit, fitorja e PDK-së në Rahovec është fitore për secilin fermer, secilin vreshtar dhe secilin qytetar punëtor të Rahovecit.

“Vizioni i Idriz Vehapit është i qartë: komuna do të mbetet në shërbim të njerëzve që punojnë e prodhojnë. Qeverisja e PDK-së do të përkrahë çdo projekt të Idrizit në Rahovec”, ka deklaruar ai në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.