Lajme

Veseli të mos ngutet jo gjithë deputet e PDK-së do të votojnë demarkacionin, ky deputet ka një përgjigje interesante kur pyetet për këtë çështje

12/01/2017 17:10
nga:D.I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti ka thënë se do ta presë raportin e Qeverisë e pastaj të vendos se a do të votojë apo jo demarkacionin.

Përkundër që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur i bindur se të gjithë deputet e PDK do të votojnë versionin aktual të demarkacionit përveç Nait Hasanit, tani po del që edhe Andin Hoti nuk ka vendosur ende për votën e tij.

Hoti ka thënë se nuk do të donte të paragjykonte në lidhje me territorin e aq më pak të mendoj që ndonjë zyrtarë mund të falë tokë.

“Demarkimi i kufirit s’ka dyshim që është me rëndësi kapitale për sovranitetin. Por, mendoj që duhet ta presim qeverinë, ta shohim me kujdes raportin që do të sjellin ata dhe të vendosim në përputhje me interesin e vendit. Nuk do të doja të paragjykoj lidhur me territorin, ashtu qysh s’dua as ta mendoj që mund te ketë zyrtar që guxon të falë tokë”, ka deklaruar Hoti për Gazeta Blic.

“Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me shefin e grupit parlamentar të PDK, Memli Krasniqi i cili ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i njohur dhe ka qenë konstant në vazhdimësi në lidhje me Demarkimin me Malin e Zi. Kryetari Veseli ka qenë shumë i qartë, ka pohuar Krasniqi.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se të gjithë deputetët e partisë së tij do të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit – me përjashtim të njërit prej tyre.

“Si Parti Demokratike e Kosovës, në masën mbi 95 për qind (i kemi votat)”, ka thënë Veseli në një intervistë.

“Mund të jetë vetëm një deputet i cili nuk e voton. Dhe ai është Nait Hasani, i cili mund të ketë dilema”, është shprehur kreu i PDK-së.

Ndërsa, kryeministri i Ramush Haradinaj, njëherit kryetar i partisë AAK është shprehur se versioni aktual i demarkacionit është i gabuar andaj ka emëruar një komision të ri në lidhje me Demarkimin me Malin e Zi.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka marrë përgjigje edhe nga pala malazeze.

Kryetari i Komisionit malazez për shënimin e kufirit, Milan Paunoviç, shpreson që situata në lidhje me kufirin Kosovë-Mali i Zi do të zgjidhet sipas marrëveshjes tashmë të arritur ndërmjet dy palëve.

Duke komentuar shkarkimin e ish-kryetarit Murat Meha dhe Komisionit që ka arritur marrëveshjen, zyrtari malazez ka thënë se Podgorica nuk është njoftuar zyrtarisht për asgjë. Por, ky zyrtar nuk ka dhënë sinjale se vendi i tij do të lëvizë, duke kërkuar nga pala kosovare ratifikimin e marrëveshjes.

/GazetaBlic

12/10/2017 20:09

Kjo do t’i ndodhë Qeverisë, në rast se nuk kalon Demarkacioni!