Lajme

Veseli reagon për vrasjen e policit në Prizren: Askush nuk guxon ti prek djemtë tanë në unifromë

01/28/2020 22:34
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një shkrimi në “facebook”, ka reaguar lidhur me vrasjen e Policit në Zhur të Prizrenit, shkruan GazetaBlic.

Veseli ka shkruar se askush nuk guxon të i prekë djemtë në uniformë dhe se kushdo që i sulmon, do të marrë përgjigjen e fuqishme të pakompromisë të ligjit.

Shkrimi i plotë:

Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre.

03/29/2020 14:49

​Veseli: E dhimbshme si nuk janë dënuar xhelatët e masakrës së Belegut