Lajme

Veseli: Qeveria Hoti, qeveri e lodhët që po i varfëron qytetarët

09/29/2020 12:22
nga:F K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, raporton GazetaBlic.

Në një konferencë për medie, Veseli ka thënë se kjo qeveri po vazhdon të mos i ketë numrat për miratimin e politikave të veta.

“Qeverisja e vendit që po mundohet të bëjë diçka, por prapë asgjë. Kjo qeverisje shihet se a e lodhtë dhe e papërgjegjeshme është. Kjo qeveri nuk mund t’i miratojë politikat e veta dhe është duke i lodhur qytetarët dhe varfëruar pa asnjë aryse”, ka thënë Veseli.

I pari i kësaj partie në këtë konferencë ka folur edhe për komunat që udhëheq PDK-ja, duke shtuar se të njëjtat po kryesojnë në vend për nga performanca./GazetaBlic

PDK konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 29 septembre 2020