Uncategorized

Veseli: Prej muajit të ardhshëm publikojmë kandidatë për kryetarë të komunave

09/29/2020 12:26
nga:Besa Toverlani

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media njoftoi se prej muajit të ardhshëm do të bëhen publikë kandidatët e kryetarëve nëpër komunat e Kosovës.

Sipas kryetarit Kadri Veseli, PDK, bashkë me qytetarët, do të bëjnë gati edhe platformën për zgjedhje lokale.

“Të ndërtojmë platformë për zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet e ardhshme lokale PDK-ja do të fitojë shumicën absolute të komunave të Kosovës. Muajin e ardhshëm do të fillojmë shpalljen e kandidaturave për kandidatë për asamble komunale”, tha Veseli duke u bërë thirrje qytetarëve që janë profesionalë e që kanë gatishmëri të paraqiten.

Sipas Veselit, koncepti i PDK-së për qeverisje lokale bëhet me qëllim për t’iu shërbyer qytetarëve.

Veseli ka lavdëruar kandidatët e PDK-së, Ramiz Lladrovicin, Besim Ilazi, Agim Aliun që, sipas tij, janë më transparentët sa u përket kryetarëve komunave të Kosovës.

 

 

Kadri Veseli: Qeverisjet e PDK-së nëpër komuna të Kosovës, janë më të mirat – pa korrupsion dhe nepotizëm – Ramiz Lladrovci shembull i tillë (Video)

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 29 septembre 2020