Lajme

Veseli për replikat e Kurtit dhe Mustafës: Po dëmtohet Kosova dhe qytetarët

12/29/2019 21:03
nga:B. D

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar replikat në distancë në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Gjatë ditës së diel, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, kanë replikuar në distancë ndaj njëri-tjetrit.

Ishe Kurti ai i cili deklaroi se është LDK-ja ajo e cila ia përcakton datën e formimit të Qeverisë dhe jo presidenti i vendit, përderisa i menjëhershëm ishte reagimi i Mustafës, i cili tha se, i takon Vetëvendosjes që të krijojë Qeverinë, nëse i kanë numrat e duhur.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, Mustafa po ashtu kërkoi formimin e Qeverisë sa më parë edhe nëse partia e tij nuk do të jetë pjesë e saj.

Por, krejt këto polemika e replika në distancë, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, po i sheh të dëmshme për vendin.

“Është duke u dëmtuar Kosova. Janë duke u dëmtuar qytetarët e Kosovës me këtë papërgjegjësi”, ka thënë Veseli.

02/04/2020 22:27

‘Debat i dhunshëm në Kuvend, opozita ‘godet’ Albin Kurtin’, mediat serbe komentojnë seancën e djeshme të Kuvendit